Topalli merr telegrame urimi nga homologë botërorë
Kryetarja Topalli ka marrë urime nga Kryetari i Parlamentit të Kroacisë, Luka Bebiç, Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, homologu maqedonas, Trajko Veljanoski dhe homologë të tjerë. Në letrën dërguar Kryetares së Kuvendit, zoti Bebiç vlerëson se "rizgjedhja juaj si Kryetare e Kuvendit të Shqipërisë na jep mundësinë për të vijuar bashkëpunimin ndërparlamentar, pjesë thelbësore e të gjithë bashkëpunimit mes dy vendeve".
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi duke vlerësuar marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve dhe parlamenteve tona, shpreh bindjen se "ato do të thellohen dhe zgjerohen në vazhdimësi". "Shfrytëzoj këtë rast për t’ju shprehur mirënjohjen tonë të thellë për të gjithë ndihmën që Shqipëria dhe institucionet e saj shtetërore kanë dhënë për Kosovën në këto vite vendimtare të historisë së saj", tha ai.
Ndërsa, Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë, Veljanoski shpreh bindjen se "gjatë 4 viteve të ardhshme do të thellohet bashkëpunimi mes dy vendeve, i cili padyshim do të ketë një rëndësi shumë të madhe për forcimin e të gjitha marrëdhënieve miqësore mes vendeve tona, në rrugën e përbashkët europiane".