E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gramsh- Shembja e urës izolon 800 banorë

Gramsh- Shembja e urës para pak kohësh në Komunën Poroçan të Gramshit ka izoluar 800 banorë. Edhe pse shembja e saj mund të ishte kthyer në një tragjedi pasi dy motra rrezikuan të mbyten në ujrat e lumit Holtë, pasi nga shembja e urës përfunduan në ujë.

Ura lëkundëse ishte e vetmja rrugë e cila e lidhte këtë pjesë të komunës me pjesën tjetër, dhe kjo ka sjellë pezullimin e mësimit për 40 nxënës. Vetë drejtuesit e komunës shprehen se i është kërkuar Këshillit të Qarkut Fier ndërtimi i një ure,por deri tani nuk është marrë asnjë masë. Rrezikshmëria tani është bërë edhe më e madhe pasi disa banorë kalojnë përmes lumit dhe prurjet e tij në këtë periudhë të vitit janë tepër të shumta.

Shembja e urës u bë në 18 maj, në momentin që motrat Leada dhe Fjoralba Paja po ktheheshin nga shkolla, dhe për pasojë ato përfunduan në ujë. Por pranë tyre qëlluan disa banorë të zonës që i nxorrën nga lumi, duke shmangur një tragjedi.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›