E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meidani Rama kryetar i deshtuar protestat si tullumbace propagandistike

10-10-2010 / Gazeta 55

Ish presidenti dhe nje prej eksponenteve me te rendesishem te Partise Socialiste Rexhep Meidani kritikon ashper linjen e Edi Rames per te mos dhene konsensus ne parlament per miratimin e ligjeve te rendesishme si dhe paralajmerimet per rinisjen e protestave pas 15 tetorit. Meidani e konsideron te pajustifikuar qendrimin e PS-se ndaj Gjykatave Administrative duke u shprehur se PS-ja po shfaqet si nje parti me nje corientim politik teper te orientuar. Ai ve ne dukje se ligji per Gjykaten Administrative duhet te ishte miratuar qe ne legjislaturen e meparshme dhe se kundershtimi i socialisteve vazhdon ta lere kete ligj ne dosjet e Kuvendit. Ky legjislacion duhej te ishte miratuar qe ne legjislaturen e meparshme. Pare me kete sy duke konsideruar kohen ne dispozicion dhe mundesine e rregullimit te projektit perkates qendrimi konkret i opozites mbi kete ceshtje nuk me duket as teknikisht as politikisht i justifikuar- u shpreh ai. Meidani eshte kunder rikandidimit te Rames per Bashkine e Tiranes pasi cdo rezultat qe do te sillte ky kandidim nuk do te zgjidhte ngercin politik ne vend. Ky kandidim ne rast fitoreje do te ishte pjese e ndeshur e ngercit ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare ndersa ne rast humbjeje mund te shpalosej me shume si sforco e teknike rezistence por nuk besoj te shfaqet si ndonje doreheqje konkrete. Madje ne rastin e dyte ne nje rrjedhje kohore deri ne zgjedhjet e pergjithshme mund te behet e rrezikshme zbehja e entuziazmit dhe ulja e besimit deri edhe ndonje carje eventuale dobesuese- deklaroi Meidani. Persa i takon reformes zgjedhore ish presidenti shton me tej se Partia Socialiste e ka te veshtire te jape konsensus per shkak te dilemes kompleksit dhe paqartesise se drejtimit te sotem te kryetarit te saj. Duke u ndalur tek paralajmerimi i Partise Socialiste dhe kryetarit te saj Edi Rama per rinisjen e turit te trete te protestave ish presidenti kritikon ashper ndjekjen e kesaj linje duke i quajtur kercenimet si shashka propagandistike. Sic duket dhe nga ironizimi me tur te trete ashtu si dhe shume politikane analiste e qytetare edhe une kam bindjen se ne mjedisin e sotem keto protesta me data fikse apo te deklaruara muaj me pare pa ndonje shans amplifikimi popullor nuk japin ndonje gje te re. Ato do te mbeten pjese e teatrit politik-propagandistik deri diku dhe te shfaqura e komentuara si manifestim force dhe vetem kaq pavaresisht sloganit te ri Largohu- deklaroi ish presidenti i Republikes Rexhep Meidani.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›