E Diel, 1 Nëntor 2026

Universitetet pak te akredituar Musai Nuk cenohen diplomat

Shume shpejt nje agjensi gjermane do te nise vleresimin e universiteteve duke i renditur ato ne baze te cilesise se diplomave qe ofrojne. Keshillatri i kryeministrit per arsimin Bardhyl Musai thote per Alsat se akreditimi i universiteteve nuk eshte kushti i vetem por edhe cilesia e programeve te studimit qe ato ofrojne eshte mjaft e rendesishme. Shume pak programe jane akredituar thote Bardhyl Musai pasi ky eshte nje proces ne vazhdim. Pavaresisht se akreditimi nuk ka mbaruar diplomat thote keshilltari kryeministrit jane te vlefshme.

Nuk mund te kete ndonje universitet qe ti kete te gjitha ciklet e studimit te akredituara pasi keto jane universitete te reja dhe kane hapur programe vit pas viti. Keshtu qe keto jane ne proces te akreditimit. Ka nje numer universitetesh qe ka nje shumice programesh te akredituara dhe programe qe nuk kane akredituar nuk do te thtoe qe nuk vlejne po nuk ka ardhur koha per akreditimin e ketyre programeve. Ne po nderhyjme dhe permes nje kompanie te huaj gjermane qe do te beje dhe renditjen dhe klasifikimin e universiteteve tha Bardhyl Musai keshilltar i kryeministrit per arsimin.

Nderkohe dy universitetet publike me te njohura ne vend ai i Tiranes dhe Politeknik kane perfunduar procesin e brendshem te akreditimit dhe tashme presin akreditimin e jashtem i cili sipas perfaqesuesve te ketyre universiteteve mund te behet dhe nga agjensi te huaja.

Edlira Sulejmani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›