Mek Laren-Baton, gati marrëveshja
Sipas kësaj marrëveshjeje, Xhenson Baton do të jetë i lidhur me skuderinë nga Uokingu për një periudhë tre vjeçare dhe do të përfitojë 6 milion stërlina në sezon (rreth 10,1 milion euro), dyfishi i asaj që fitonte tek Braun GP. Megjithatë, deri tani, Mek Lareni nuk ka bërë asnjë koment në lidhje me këtë lajm.
Nëse kjo marrëveshje do të nënshkruhet në ditët në vazhdim, atëherë do të formohet një skuderi e gjitha britanike, me Ljuis Hamilton dhe Xhenson Baton. Po kështu, Kimi Raikonen do të gjente hapësirë tek Mercedes GP, skuderia më e re që u krijua nga bashkimi i Braun GP dhe Mercedesit.
Dje drejtori ekzekutiv i Braun GP, Nik Frai, deklaroi se ende shpresonte në një marrëveshje me Batonin, por afrimi i Mek Larenit nuk i shtoi financat e skuderisë. “Duam ta mbajmë Batonin, por duhet të kuptojmë se Formula 1 nuk vepron nga pjesa tjetër e botës. Punojmë me një buxhet të caktuar, të cilit duhet t’i përshtatemi”, theksoi Frai.