6 milionë euro dëme tek Darfo, 4 në pranga
Kështu në pranga ka rënë shtetasi Artur Belegu, 31-vjeç, lindur dhe banues në Lagjen “28 Nëntori” në Elbasan, me detyrë magazinier në Darfo Elbasan.
Tonin Gjonaj, 58-vjeç lindur në Burrel dhe banues në Tiranë, ish-drejtor i Darfos. Fatos Pengu 48-vjeç, lindur në Korçë dhe banues në Durrës, ish-përgjegjës i Darfos dhe Eduart Belegu 46-vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, ish-administrator i Darfos.
Arrestimi i tyre u bë pasi ndaj tyre kishte filluar procedimi penal në vitin 2008, të cilët kanë qenë punonjës të firmës koncensionare “DARFO” dhe për një periudhë 5 vjeçare këta shtetas kanë kryer vjedhje të pronës shtetërore në bashkëpunim.
Në bazë të vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, është vendosur për këta shtetas masa e “Arrestit me burg” për kryerjen e veprës penale “Vjedhje për shkak të detyrës. Mësohet se vlera e dëmit të shkaktuar është përllogaritur në 6 milionë euro.
Ndërkohë, ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Dritan Prifti ka shkarkuar menjëherë nga detyra shtetasin Eduart Belegu, i cili punonte si këshilltar në këtë ministri. Prifti e motivoi shkarkimin për t’i hapur rrugë hetimeve dhe procedimit penal të tij.