Strategji e re SHBA dergon avion pa pilot ne Libi

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të angazhojnë mbi Libi avion të armatosur pa pilot. Kjo duket të jetë shpresa e vetme për rebelët libianë ndërsa në Misurata, bastion i fundit i rebelëve në Libinë perëndimore, luftimet kanë vazhduar rrugë më rrugë.
Mbi 20 ushtarë të Gedafit janë dorëzuar e rreth 100 të tjerë janë vrarë bëjnë të ditur burime të rebelëve. Të paktën 9 civilë ndërruan jetë në spitalin e qytetit si pasojë e plagëve të marra. Gedafi ka dërguar përforcime në Misurata, ndërsa rebelët mirëpresin ndërhyrjen e avionëve pa pilot që mund të ndërhyjnë në zonat urbane me precision të lartë.
”Misioni i avionëve pa pilot është një kontribut për mbrojtjen e civilëve në vendin afrikano-verior” tha sekretari amerikan i Mbrojtjes Robert Gates në Washington. Me avionët amerikanë pa pilot, të cilët përdoren në luftë kundër Al Kaidës dhe talibanëve edhe në Pakistan, misioni ushtarak i drejtuar nga NATO në Libi do të jetë më efektiv. Megjithatë për SHBA-në nuk do të ndryshojë karakteri i misionit në Libi, theksoi Gates.
Parimisht Washingtoni nuk dëshiron të përfshihet tepër në konfliktin libian. Kanë kaluar vetëm orë që nga deklarata e presidentit Barack Obama se asnjë ushtar amerikan nuk do të shkelë në tokën libiane. Në të kundërt Senatori amerikan Xhon MekKein që ka arritur në Bengazi ka kërkuar nga Shtetet e Bashkuara që të riangazhohen në luftën kundër Gadafit, pasi aleatët e tjerë në NATO nuk kanë kapacitetet ushtarake amerikane. MekKein citohet të ketë thënë se "rebelët janë heronjtë e mi".
Bengazi është qendra kryesore e rebelëve libianë në lindje të vendit, që nga fillimi i protestave anti-Gadafi në mes të muajit shkurt.
Delina Bitraku