E Shtunë, 31 Tetor 2026

Universitet mundesi pranimi edhe per 3536 kandidate jofitues

24/09/2010Lista e vendeve bosh ne te gjitha institucionet e arsimit te larte publik

Rreth 3536 kandidate qe kane marre pjese ne garen e pranimeve ne universitete por qe nuk jane shpallur fitues gjate fazes se pare do te kene edhe nje mundesi te dyte per tu perfshire ne listat e fituesve. APRIAL-i tashme ka perfunduar detajimin e vendeve bosh te raportuara nga te gjitha fakultetet. Nderkohe gjate dites se djeshme Ministria e Arsimit ka bere publike listen e plote te kuotave qe kane mbetur pa u plotesuar pas mbylljes se regjistrimeve paraprake me 19 shtator 2010. Ndonese deget e fakulteteve te Universitetit te Tiranes rezultojne me te kerkuarat nga maturantet ky institucion ka shenuar nje numer te larte kuotash te parealizuara sikunder edhe Universiteti i Vlores. Brenda dy diteve te ardhshme do te jete gati lista e re e fituesve te ndermjetem per te cilet do te celet nje faze tjeter e regjistrimesh. Kjo liste do te perfshije edhe emrat e shume kandidateve qe do te kryejne per here te pare regjistrimin e ndermjetem. Bashkengjitur shkrimit do te gjeni te plote listen e vendeve bosh sipas programeve te studimit ne te gjitha institucionet e arsimit te larte publik. Sipas procedures se percaktuar vendet bosh ne kete faze plotesohen vetem mbi bazen e pikeve te fituara merita dhe programeve te studimit te kerkuara nga cdo maturant kandidat ne formularin A-2 preference. Keshtu faza e pare e regjistrimeve do te shoqerohet me dy te tjera te cilat do tu japin shansin kandidateve qe nuk jane shpallur fitues te rihyjne serish ne gare per statusin e studentit. Ne varesi te kuotave te mbetura bosh do te percaktohet numri i kandidateve qe ndodhen poshte vijes fituese per tu pranuar ne fazen e ndermjetme te regjistrimeve. Te paret qe do te perfitojne nga kuotat e parealizuara do te jene kandidatet qe ndodhen me prane vijes fituese. Sipas udhezimit APRIAL-i do te beje publike listen e ndermjetme te fituesve me daten 25 shtator 2010. Kandidatet qe nuk paraqiten ne datat e percaktuara per te konfirmuar statusin e studentit e humbasin perfundimisht te drejten e ndjekjes se studimeve te larta publike gjate ketij viti. Ata nuk do te shpallen me ne listat e fituesve qe do te jene perfundimtare.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›