E Diel, 1 Nëntor 2026

Mëkati korruptiv i ministrit Prifti ndaj ALB-PETROL, shkatërrim dhe blerje sa leckat e gabit

Ministri i Ekonomisë, në luftë për privatizimin me dy lekë të kompanisë

Vendimi i qeverisë Berisha për të privatizuar ndërmarrjet dhe sektorët gërmadha të ekonomisë së asfiksuar shqiptare, ka futur në aktivitetin korruptiv të radhës ministrin e Ekonomisë e të Energjetikës, për të përfshirë në listën e ndërmarrjeve gërmadha që duhen privatizuar si leckat e gabit dhe sektorin strategjik të nxjerrjes së naftës e të gazit të quajtur

ALB-PETROL. Që ta paraqes sa më bindshëm këtë sektor të fuqishëm e rentabël ekonomik si gërmadhë, ministri anti-korrupsion në luftën kundër Berishës e Nanos, duhet ta kthejë atë në gërmadhë reale, tamam si ato lagjet e shkatërruara prej tërmetit në Haiti e Kili. Dhe për të arritur këtë synim, ai ka nisur ofensivën e shkatërrimit të kompanisë ALB-PETROL, duke nxjerrë urdhra privat e pirat për bllokimin e prodhimit të saj dhe asgjësimin e teknologjisë. 

Ministri Prifti ul në 15% nxjerrjen e naftës shqiptare
Tabela e prodhimit të naftës në vend për 10 vitet e fundit është treguesi më i qartë i faktit, që mbi këtë sektor strategjik të ekonomisë shqiptare, ka nisur të aplikohen politika të qëllimshme shkatërruese, fill pas vendimit të qeverisë shqiptare për privatizimin e tij. Këto nuk janë as qëndrime të rojeve, apo sondatorëve të ALB-PETROL, por skema të studiuara të ministrit Dritan Prifti, i cili me marifetet e tij korruptive e shkatërruese, ka planifikuar zyrtarisht, për ta kthyer në gërmadhë industrinë e naftës, ose më saktë, sektorin ekonomik më fitimprurës e rentabël të ekonomisë së vendit. Plani i zi Prifti për të katandisur sektorin e naftës shqiptare në një skelet të rrënuar prodhimi me pikatore e të shkatërruar teknologjikisht, duket në shifrën false e fatale, të planifikuar të prodhimit për vitin 2010, shifër kjo që sipas burimeve brenda Ministrisë së Ekonomisë është përcaktuar me urdhër prej vetë ministrit, duke ia vënë në tavolinë për firmë verbale drejtorit të ALB-PETROL, kryetarit të PD Fier, zotit Ferdinand Murati, mbrojtësit dhe dhuruesit të votave për deputet Dritan Priftit. Kemi të bëjmë me një skemë asfiksuese të industrisë së naftës prej ministrit mëkatar Prifti dhe pastorëve të kupolës së tij korruptive, që ai ka ndërtuar në ministrinë e Ekonomisë dhe Energjetikës. Kjo skemë shkatërruese lidhet me privatizimin e ALB-PETROL, i cili sipas operacionit të ministrit Prifti, që të blihet sa më lirë nga dora e tij, duhet të tjetërsohet në një gërmadhë pusesh që nuk nxjerrin naftë, as sa për të furnizuar dot një distributor fshati. Po kështu, që çmimi i kësaj kompanie gjigande të jetë pesë kacidhe, ministri Prifti ka projektuar edhe kthimin e teknologjisë në një gjendje skrapi. Përfundimi: realizohet qëllimi që ka ministri Prifti dhe ata që i mbajnë e i shkundin veladonin e zi korruptiv. Kështu, ALB-PETROL vlerësohet prej komisionit të ministrisë, si një kompani gërmadhë dhe nxirret me çmim të lirë në shitje, çmim që nuk besojmë se do të jetë më i lartë se kostoja që kanë harxhuar taksapaguesit shqiptarë për 15 vitet e Priftit si ekspert ekonomie, si këshilltarë kryeministrash, si shef kabinetesh, si deputet, si ministër, si përfaqësues delegacionesh ekonomike jashtë vendit, si pacient etj...



Nxjerrja e naftës sipas viteve

Në vitin 1990:   1.067.105 ton
Në vitin 1991:  974.678 ton
Në vitin 1992:  901.134 ton
Në vitin 1993:  767.234 ton
Në vitin 1994:  690.243 ton
Në vitin 1995:  598.021 ton
Në vitin 1996:  488.214 ton
Në vitin 1997:  359.669 ton
Në vitin 1999:  273.512 ton
Në vitin 2001:  250.123 ton
Në vitin 2002:  245.034 ton
Në vitin 2003:  237.567 ton
Në vitin 2004:    231.466 ton
Në vitin 2005:  205.112 ton
Në vitin 2006:  191.512 ton
Në vitin 2007:  176.093 ton
Në vitin 2008:  166.301 ton
Në vitin 2009:  154.500 ton
Në vitin 2010:  125.000 ton (planifikuar, por dy muajt e parë tregojnë se kjo shifër do të ulet në 95.000 ton prodhim)

Ministri Prifti, urdhëron të bllokohet ALB-PETROL, të mos bllokohen monopolet e naftës

Katër ishin urdhrat e parë që nxori Dritan Prifti, ditën e parë që iu dha e drejta e firmës si ministër:
1. Të emërohen bashkëpunëtorë të afërt të tij Eduard Belegu, Ilir Ciko dhe 13 persona të tjerë, të cilët kishin lidhje me monopolin mbi tregjet e hidrokarbureve e të mineraleve, kryesisht krom e bakër.
2. Të mos ndryshohet skema e import-eksportit të energjisë elektrike, të rritet çmimi i energjisë për konsumatorët shqiptarë.
3. Të vazhdojnë importet e karburanteve dhe hidrokarbureve nga 5 kompanitë monopol që vazhdojnë aktivitetin me këto produkte.
4. Të shkurtohen me 45% fondet shtetërore financuese për kompaninë ALB-PETROL.
Shkatërrimi i sektorit të naftës, duket qartë që po intensifikohet, sidomos tani që po flitet për privatizimin e tij, duke krijuar paralizimin e shkallëzuar të gjymtyrëve të kësaj industrie. Ata që kanë qoftë edhe pak informacion mbi luftën e ministrit Prifti kundër sektorit të naftës, kuptojnë pa vështirësi, se bëhet fjalë për mbyllje artificiale të prodhimit vendas, për të hapur portat e importit masiv e dominues të këtij produkti dhe nënprodukteve të tij, që siç dihet, janë me rëndësi jetike për ekonominë dhe shërbimet publike. Skema e asfiksimit me propagandën publike të ministrit reformator për gjoja mungesë prodhimi, po përdoret për të përligjur praktikat shkatërruese të sektorit të naftës, duke e nisur me mbylljen e puseve, me bllokimin e investimeve, me rritjen artificiale të çmimit të naftës së vendit, me bllokimin e prodhimit të gazit, me shkatërrimin e teknikës së shërbimit, mosrinovimin e teknologjive, shkurtimin drastik të fuqisë punëtore, kur për ta ka kapacitete punësimi e madje, ka nevojë për fuqi punëtore mbi 13 mijë forca. Vetëm një fakt: ALB-PETROL nuk ka asnjë sektor prodhimi gazi, ndërkohë që ka afro 10 vendburime potenciale, mbasi ekziston një urdhër i majit tetor 2009, i ministrit Prifti, që këto vendburime duhet të vazhdojnë të qëndrojnë të bllokuar.
Nga kjo mungesë prodhimi, vetëm gjatë vitit 2009, ALB-PETROL i ka krijuar shoqërisë ARMO 700 milion lekë humbje. Nëse kompania TAÇI-OIL, do të varte shpresat tek kompania ALB-PETROL dhe te urdhrat e ministrit shkatërrues Prifti, për furnizimin me naftë bruto, atëherë për Rafinerinë e Naftës në Ballsh psh, do të sigurohej mesatarisht 90 ditë punë në vit (!), sepse vetëm me kaq produkt e furnizon në vit ALB-PETROL, ndërkohë që duhet ta furnizojë me afro 1 milion ton naftë bruto në vit. Ndërsa deri në vitet 2007-2009, u bënë disa përpjekje minimale për të ndërhyrë në mbajtjen në efiçensë të sektorit të nxjerrjes së naftës në vend, për vitin 2010, nuk është përcaktuar asnjë ndërhyrje në ALB-PETROL, madje po me urdhër nga ministria, pas muajit qershor do të bllokohen edhe 40% e vendburimeve ekzistuese të nxjerrjes së naftës, ndërkohë që nuk bëhet fjalë për kërkim vendburimesh të reja.

Ministri Prifti hedh në koshin e plehrave vendimin e qeverisë, ndalon kërkimet për naftë dhe gaz

Kujtojmë, që në funksion të kërkimit dhe prodhimit të naftës në vend, doli një Vendim i Këshillit të Ministrave Nr.756, datë 26.11.1998. Por ky vendim qeverie, për vitin 2010 është bllokuar e shpërfillur prej ministrit Prifti, duke mos vazhduar asnjë investim për kërkime nafte e gazi, në asnjë prej blloqeve të saj të kërkimit në zonat e planifikuara si në Dumre, Panaja, Delvinë, Velçë etj. Deri tani, ALB-PETROL ka shpuar 1-2 puse në vit në objekte të cekëta, fitimet e të cilave nuk shlyejnë dot as shpenzimet e punës, shpime këto, që tashmë janë bllokuar me urdhër nga ministria. Sipas vendimit të qeverisë Nr.756, datë 26.11.1998, detyra e ministrisë së ekonomisë është mbajtja në funksionim e zonave naftëmbajtëse dhe organizimi i pun

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›