E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mekein: Unë, kandidati republikan për president

Senatori republikan, Xhon Mekein pranon kandidimin për në Shtëpinë e Bardhë

SHBA- Senatori republikan, Xhon Mekein do të pranojë zyrtarisht emërimin e Partisë Republikane për kandidatin presidencial, në ditën e fundit të Kuvendit të republikanëve në Seint Pol të Minesotës.

Zoti Mekein u emërua zyrtarisht, pak pasi delegatët u entuziazmuan nga një fjalim i zjarrtë i guvernatores së Alaskës, Sara Pejlin, personi i propozuar prej tij për postin e zv/presidentit. Zonja Pejlin foli për eksperiencën e saj si kryetare bashkie e një qyteti të vogël, duke thënë se ishte njëlloj sikurse një organizator i komunitetit “të pranonte përgjegjësi konkrete”. Kjo deklaratë ishte një lloj goditjeje e mprehtë ndaj kandidatit presidencial të demokratëve Barak Obama, i cili e filloi karrierën e tij si organiztaor i komunitetit në Çikago. Kandidati për nënpresident i zotit Obama, Xho Bajden e kritikoi dje fjalimin e djeshëm të zonjës Pejlin, në një intervistë për televizionin ABC, duke thënë se ajo nuk përmendi çështje, si shërbimi shëndetësor, kriza e tregut të shtëpive, apo arsimi. Zonja Pejlin është kandidatja e parë për postin e nënpresidentit e republikanëve, por kritikët thonë ajo nuk ka eksperincën e nevojshme për postin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›