Elbasan, pi fostoksinë, vdes 72- vjeçari
ELBASAN- Një 72- vjeçar ka gjetur vdekjen pasi kishte pirë dy kokrra fostoksinë. Sipas familjarëve, i moshuari ka gjetur fostoksinën teksa kishte dalë për të shëtitur dhe e ka pirë. Kur është kthyer në shtëpi ai ka treguar se kishte gëlltitur dy kokrra dhe familjarët e kanë transportuar menjëherë për në spital por i moshuari ka gjetur vdekjen. Ende nuk është përcaktuar nëse 72- vjeçari me banim në lagjen Emin Matraxhiu, është vetëhelmuar aksidentalisht apo ka menduar t’i japë fund jetës. Policia ka marrë në pyetje familjarët dhe është duke hetuar mbi shkaqet që kanë sjellë ngjarjen. Dyshohet se i moshuari nuk ka diferencuar dot tabletat duke e pirë aksidentalisht fostoksinën. Gjithsesi hetimet pritet të zbardhin edhe rrethanat e kësaj ngjarjeje.