E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pronat e krimit në shitje, ja procedurat që do ndiqen

Qeveria vendos shitjen dhe tjetersimin e pasurive te konfiskuara nga krimi i organizuar.Vendimi i miratuar ne mbledhjen e fundit përcakton procedurat qe duhen ndjekur.Detyra per zbatimin e këtij vendimi i ngarkohet agjensise se administrimit te pasurive te konfiskuara e cila do te ngreje nje komision te posacem.Ne rast se nuk arrijne te shiten ne vleren e tregut atehere pasurite e konfiskuara te krimit te organizuar do te perdoren per qellime te tjera.

"Per shitjen me cmimet e tregut dhe nese kjo nuk do te jete e mundur per tu realizuar atehere keto pasuri, pavaresisht vendit ku jane te vendosura, do te jepen ne perdorim pa shperblim njesive te pushtetit vendor per tu perdorur per qellime sociale. Nese as kjo nuk do te arrihet, atehere pasurite do te shkaterrohen", tha Hekuran Vladi, kryeadministrator.

Shitja e nje pasurie te rrjedhur nga krimi i organizuar eshte e veshtire.Disa vende antare te bashkimit evropian nuk kane arritur ta realizojne dot kete proces.Ndaj Shqiperia ka zgjedhur nje model qe ka korrigjon mangesite ne ligjin italian apo spanjoll per shitjen e pasurive te krimit te organizuar...

"Jemi konsultuar disa here gjate vitit te kaluar, dhe sivjet dhe me homologet tane ne Itali, Bullgari, Spanje dhe me eksperte te BE qe kane ardhur ketu here pas here per te ndjekur vijueshmerine e realizimit te kerkesave per liberalizimin e vizave. Kemi shfrytezuar dhe ato mangesi, apo probleme qe koleget tane ne Itali i kane gjetur te pakapercyeshme", tha Vladi.

Pasurite e konfiskuara jane sipërfaqe te medha toke ne bregdet,hotele, apartamente dhe biznese te vendosura ne qytetet me te medha te vendit

Gent Hazizi < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›