E Shtunë, 31 Tetor 2026

Seance- maratone per plehrat Leskaj Kunder importit

Tirane 3 tetor 2011 NOA- Deputetja socialiste Valentina Leskaj gjate fjales se mbajtur ne seancen-maratone te parlamentit u shpreh qarte dhe prerazi kunder importit te plehrave.

E nisur qe ne oret e para te paradites se sotme seanca parlamentare po vijon per ore te tera diskutimin per Ligjin per menaxhimin e integruar te mbetjeve i kthyer per shqyrtim ne Kuvend nga Presidenti i Republikes Bamir Topi.

Ne fjalen e saj Leskaj u shpreh se Perpjekjet e Kryeministrit nuk kane bere gje tjeter pervecse kane shtuar me shume dyshimet per kete afere. Kryeministri duhet tu thoshte shqiptareve se cili do te ishte boshti i zhvillimit ekonomik ne vend arroret turizmi apo plehrat gje qe bie ne kundershtim me te parat.

Me heret qe nga Kryeministri Berisha Ministri i Mjedisit Fatmir Mediu e deputete me radhe kryesisht socialiste kane debatuar per kete ligj ku njera pale pretendon se eshte sipas standardeve te BE-se e pala tjeter e cileson importin e plehrave si nje demtim serioz per vendin.

a.y/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›