PLEHRAT, KUVENDI RRËZON DEKRETIN E PRESIDENTIT
( E përditësuar) – 73 deputetë votuan kundër dekretit të Presidentit për plehrat, ndërsa 59 e mbështetën. Votimi sapo përfundoi (19:00) në Parlament
Votimet (19:00)
Dekreti për ligjin e mbetjeve
73 kundër/ 59 pro /0 abstenim
Sali Shehu për kreun e KLSH-së votohet hapur si dekret
75 kundër/ 1 pro/ 56 abstenime/ 1 nuk mori pjesë
Këshilli mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë votohet fshehtë se nuk është dekret
Ardian Fullani
75 pro/ 54 kundër/ 4 abstenim
Petraq Milo
75 pro/ 55 kundër/ 2 abstenim
Elisabeta Gjoni
78 pro/ 53 kundër/ 1 abstenim
Dhori Kule
124 pro/ 5 kundër/ 1 abstenim
Ela Golemi
123 pro/ 6 kundër/ 1 abstenim
Ermelinda Meksi
123 pro/ 7 kundër/ 2 abstenim
***
Kryeministri i vendit Sali Berisha duke folur në Kuvend për ligjin e plehrave tha se opozita po përpiqet të mbledhë vota me aleancën e plehut. Ai foli për një koalicion të Ramës me Presidentin Topi dhe nënkryetarin e KLD-së Spahiu.
Rama i ka kërkuar Filip Çakullit të formojë parti. Pastaj gjeti faqezinjtë që të dalin kundër regjistrimit për të shpëtuar pasuritë e fshehta. Mos u dëshpëroni pse u refuzoi Filipi. Alternativë nuk formuloni dot. Ka ik koha e mashtrimit. Që kur dilni dhe thoni se ka një 1 milion të papunë në një kohë kur Shqipëria 1 170 000 krahë punë ka gjithsej, tha Berisha.
Kreu i qeverisë nënvizoi se ligji për menaxhimin e mbetjeve kufizon importin e plehrave të rrezikshme dhe parashikon që importi i mbetjeve bëhet vetëm për qëllime riciklimi. Më tej Berisha foli se si duhet të jetë opozita për të ardhur në pushtet.
Jetoni në një situatë të paprecedentë. Atij i duket vetja një herë Markel, Obama, Kamerunit apo ku di unë. Ed Millibandit ia kopjon fjalimet. Fjalimet ia kopjon por sillet ndryshe. Unë kam respekt për opozitën dhe për kryetarin tuaj por kështu nuk merrni pushtetin. Ju vini në pushtet me një alternativë jo kështu. 13 po vjen dhe u garantoj se do dilni minus 300 mijë vota në raport me këtë koalicioni, tha Berisha.
Kryetari i gripit të PS-së Gramoz Ruçi duke reaguar pas fjalës së Berishës tha se opozita do të shfrytëzojë të gjitha rrugët dhe mundësitë ligjore për ndalimin e ligjit. Ruçi kërkoi që qeveria të përqendrohet tek zgjidhja e problemit të plehrave të brendshme dhe jo ti hapë rrugën importimit të tyre edhe nga jashtë.
Ligji nuk zgjidh problemin për menaxhimin e plehrave shqiptare. Bëje Shqipërinë të pastë nga plehrat që kanë vetë shqiptarët. Do shfrytëzojmë të gjithë hapësirat ligjore edhe nëse e miratoni sot. Nëse nuk e arrijmë kur të jemi mazhorancë ligji i parë që do të anulojmë është ligji i plehrave, tha ai.
Më tej Ruçi foli edhe për etiketimin e Berishës për të propozimit të PS-së për taksën progresive si taksë Marksiste.
Të djeg ajo që miratoi PS, ti e di shumë mirë që lufta që zhvillohet në SHBA është çështje e taksës progresiste. Ti e di shumë mirë që kancelaria gjermane gjeti mirëkuptimin për taksën progresive edhe revolucioni fiskal po ashtu futi këtë taksë. Ti kujton se shqiptarë hanë çdo broçkull që hedh, u shpreh Ruçi.
Samir Tahiri, deputet i PS-së duke folur për ligjin e plehrave u shpreh se qeveria nuk ofron asnjë garanci për kontrollin e importimit të plehrave duke shtuar se miratimi i ligjit do ti hapë rrugën abuzimeve siç ndodhi me demoncimin e armëve.
Edhe për demontimin e armëve të njëjtën gjë tha edhe ju. Mos na thoni se në letra jemi mirë dhe nuk e dijmë se çfarë do të ndodhi në realitet. Ju jeni qeveria më kriminale në raport me mjedisin. Jeni kriminokraci. Mafia dhe krimi imponon vendimmarrjen e qeverisë tuaj, u shpreh Tahiri.
Deputeti i PS-së bëri thirrje që të merret parasysh interesi i gjerë i qytetarëve. Kujt i shërben ky ligj? Sa vend zë? Jeni në gjendja të na thoni se rreziku që i kanoset vendit nga importimi i plehrave Qeveria nuk ofron asnjë garanci që nuk do të futen lloj-ll0j plehrash, tha ai.
Tahiri kërkoi që të mbahet referendum për këtë çështje dhe të mos miratohet në Kuvend. Kryeministër, a e hap ti derën për të futur plehrat e komishut? A ka njeri që e bën këtë? Pse i hap dyert e vendit për të futur plehrat e botës? Amandamendi i vetëm i jonë është se jemi kundër importimit të plehrave se edhe qytetarët janë kundër. Bëni referendum meqenëse edhe kryeministri ka dashuri për zërin e qytetarëve. Mos bëni politike me këtë projektligj se do ta paguash shtrenjtë nënvizoi Tahiri.
Majlinda Bregu, ministre e Integrimit duke folur në Kuvend tha se ligji Për menaxhimin e integruar të mbetjeve është një detyrim i procesit të integrimit të vendit në Bashkimin Evropian. Bregu tha se ligji është në bazë të standardeve evropiane dhe se opozita po përpiqet të fitoi pikë politikisht duke deformuar ligjin.
Po plotësojmë detyrim që Shqipëria ka në procesin e integrimit në BE. Ligji rregullon riciklimin mbetjeve. Ju duhet kauzës tjetër për mjedisin. Është hipokrizi dhe patetizëm të bëhesh më katolik se Papa dhe më antiglobal se Rama, u shpreh Bregu.
Armando Subashi, deputeti i PS-së është shprehur se fillimisht duhet të merremi me plehrat brenda vendit dhe jo ti hapim rrugën importimit të plehrave. Ai tha se neni 22 dhe 49 janë problemi i ligjit.
Nuk duhet të mbrojmë importimin e plehrave dhe të bëjmë sikur shqetësohemi me disa biznese që merren me riciklimin e tyre,, tha Subashi. Sot jeni vetëm me plehrat që kërkoni të sillni në Shqipëri dhe me Saliun që këndon tamam si gjeli majë plehut, shtoi ai.
Ministri i Mjedisi Fatmir Mediu u shpreh se ligji kufizon importin e plehrave por ai shtoi se do të ishte mirë që për ligjin të ishte kërkuar mendimi i Brukselit nëse ligjit plotëson standardet e kërkuara.
Të lëmë me një anë demogagjinë. Nga 334 mbetje ne e reduktuam në 55 importin e mbetjeve. Nëse duhet diskutuar le të diskutojmë për uljen e listës që lejohet të importohet, tha Mediu.
Nga ana tjetër nënkryetari i grupit parlamentar të PS-së Eduard Shalsi u shpreh se Shqipëria nuk mund të monitorojë importin e plehrave dhe miratimi i ligjit mund të krijojë një situatë të rrezikshme.
Shqipëria nuk ka inventarizuar popullsinë dhe jo më të inventarizoi plehrat që vijnë nga jashtë. Si mund të lejosh importin kur nuk po menaxhon dot plehrat brenda vendit. Historia do ta dënoi kokëfortësinë për miratimin e ligjit antishqiptar, tha ai. Shalsi iu drejtua Berishës duke thënë se nuk duhet të ofendojë qytetarët me etiketime si aleanca e plehut.
Deputeti i Partisë Socialiste Blendi Klosi ka i ka bërë thirrje Kuvendit që të mos miratojë ligjin e plehrave. Klosi u shpreh se duhet të dëgjohet zëri i opinionin publik që është kundër miratimit të ligjit.
Opinioni publik kërkon që d
