E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meksi Takimi i sotem MSA lejon vetem qeverine

Letra e ministrit te Jashtem zbardhen arsyet e refuzimit te kryetares se Komisionit te Integrimit

Ftesa e ministrit te Jashtem Edmond Haxhinasto per pjesemarrjen e kryetares se Komisionit Parlamentar te Integrimit Europian Ermelinda Meksi ne takimin e sotem te Keshillit te Stabilizim-Asociimit BE-Shqiperi ka marre nje pergjigje zyrtare refuzuese qe ne daten 14 korrik 2011. Permes nje letre te posacme kjo e fundit i ka thene jo ofertes me se shumti me natyre politike te titullarit te diplomacise shqiptare duke renditur me kete rast nje sere arsyesh juridike dhe institucionale te cilat pamundesojne perfshirjen e opozites ne kete takim te rendesishem. Ajo qe bie ne sy ne dokumentin e hartuar nga deputetja socialiste eshte konstatimi se qasja e ministrit shperfill dispozitat e MSA-se dhe rregullimet perkatese qe ajo ben ne kuader te takimeve dypaleshe. Lidhur me ftesen tuaj per pranine time ne kete takim si forma me e larte e bashkepunimit midis Shqiperise dhe Bashkimit Europian ku behet nje vleresim i plote i zbatimit te MSA-se pas takimeve te nenkomiteteve te MSA-se dhe takimit te Komitetit te SA-se te cilat ju kujtoj se jane struktura qeveritare ju sjell ne vemendje nenin 117 te Marreveshjes se Stabilizim-Asociimit ku formati i pjesemarrjes shqiptare ne kete Keshill eshte teresisht qeveritar. Si kryetare e Komisionit Parlamentar per Integrimin Europian ju kujtoj se sipas nenit 122 te MSA-se formati parlamentar paraqitet ne takimet me BE-ne nepermjet Komitetit Parlamentar te Stabilizim-Asociimit i cili u mbajt me 14-15 qershor 2011 thuhet ne letren e Meksit e vene ne dispozicion te medias nga stafi i Ministrise se Jashtme. Nese lexohet paragrafi i saj qendror bie ne sy se ajo riprodhon literalisht te gjithe frazen e perdorur ne ftesen e Haxhinastos duke lene te kuptohet ironikisht se parashtrimi i bere nuk ka vlere reale informuese per sa kohe qe vete kuadri i MSA-se e parashikon axhenden dhe formatin e komunikimit. Po keshtu dy elemente te tjera me rendesi nga pikepamja institucionale percillen ne letren e Ermelinda Meksit e cila detyrohet te kujtoje per shumicen disa parime baze qe nuk mund te cedojne perpara ofertave qe synojne te ngrohin disi klimen politike. Se pari perkujtesa qe i behet qeverise dhe shumices per mosinformimin e opozites dhe Komisionit Parlamentar te Integrimit Europian rreth te gjithe veprimtarise se kryer ne mbledhjet e meparshme te keshillit apo edhe komiteteve dhe nenkomiteteve te MSA-se pavaresisht detyrimit ligjor. Ne kete kontekst deputetja socialiste ne pergjigjen e saj jep edhe kuadrin ligjor respektiv qe dikton kete marredhenie me Kuvendin e Shqiperise posacerisht Komisionin e Integrimit te cilen qeveria e ka shperfillur. Qeveria shqiptare ne asnje rast nuk ka informuar apo konsultuar Komisionin Parlamentar per Integrimin Europian mbi takimet e meparshme te ketij Keshilli dhe as mbi veprimtarine e fundit te komiteteve dhe nenkomiteteve te MSA-se.

Ligji 9252 date 08.07.2004 Mbi punen e Kuvendit te Shqiperise ne procesin e integrimit te Shqiperise ne BE. Konkretisht neni 5 i tij detyron qeverine qe te informoje dhe te konsultohet paraprakisht me Kuvendin ku Komisioni Parlamentar per Integrimin jep mendim per cdo veprimtari te qeverise me Bashkimin Europian thuhet ne letren e Meksit. Ne finale refuzimi i kryetares se Komisionit te Integrimit referon Kushtetuten dhe parimin e ndarjes se pushteteve qe aktualizohet si arsye qenesore nisur nga i gjithe argumentimi i mesiperm e qe ne nje pikepamje ofron nje pergjigje shteruese dhe shume diplomatike ndaj nje ftese qe ne kushtet e tanishme perqaset si element i lojerave politike. Ne keto kushte dhe ne respektim te Kushtetutes se Republikes se Shqiperise neni 7 per ndarjen e pushteteve pjesemarrja ime ne kete Keshill eshte ne konflikt me parimin e mesiperm prandaj behet e pamundur perfundon letra.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›