E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria perpjekje per te ndare pergjegjesite

Letra per Rucin dhe ajo per Meksin shumica improvizon fryme dialogu ne kuader te integrimit

Dy letrat per integrimin ajo e dates 13 korrik e kreut te grupit parlamentar te Partise Demokratike Astrit Patozi drejtuar homologut te tij socialist Gramoz Ruci lidhur me reformen zgjedhore dhe ajo e ministrit Edmond Haxhinasto drejtuar kryetares se Komisionit Parlamentar te Integrimit Europian Ermelinda Meksi per takimin e sotem kane zbuluar taktiken e shumices ne funksion te opinionit te pritshem te muajit tetor. Si dokumente zyrtare qe metojne te instalojne formalisht nje fryme dialogu ne Shqiperi mes pozites dhe opozites ato perfaqesojne ne fakt nje manover te menduar mire per te zbutur reagimin ndaj qeverise sidomos sa u perket zgjedhjeve te fundit per pushtetin vendor. Arsyet qe e qartesojne kete gje mund te vihen re edhe ne elementet formale keshtu ftesa per Gramoz Rucin e bere ne daten 13 korrik ishte e pakuptimte perderisa ne vijimesi Partia Socialiste dhe vete Ruci kane qene se fundmi ne krye te nje aksioni denoncues te parregullsive te procesit zgjedhor manipulimeve te kryera ne te e madje jane shtyre me tej me akuza konkrete per emra konkrete. Ne emer te vleresimit te ketij problemi si emblematik per ciklimin e krizave ne vend PS-ja ka bere nderkohe edhe ftese per marreveshje dhe pakete reformash kushtetuese ne menyre qe ceshtja te gjeje nje zgjidhje ne themel. Per kete arsye refuzimi i shumices per te pranuar nderhyrje ne Kushtetute dhe dalja e saj me nje oferte per reformen zgjedhore vetem sa sherben si element taktik apo diversion per te rimarre iniciativen politike dhe per te prezantuar nje pozicion konstruktiv. E gjitha kjo lidhet me takimin e sotem qe pritet te penalizoje Shqiperine apo edhe te beje deklarime te qarta sa i perket situates se krijuar. Problemi elektoral i Tiranes ka fituar nje peshe specifike per integrimin perderisa edhe zyrtari i larte amerikan Countryman foli per paqartesi ne kete drejtim sikunder edhe ata europiane jane shprehur me shume dyshime. Ketu duhet kujtuar se ndaj qeverise shqiptare qendron fatura e nje vizite te pezulluar te Presidentit te Komisionit Europian Barroso dhe duket se ne Tirane disa mesazhe diplomatike po kapen shpejt dhe lexohen drejtperdrejte. Se dyti letra e ministrit te Jashtem Edmond Haxhinasto e dates 11 korrik drejtuar Meksit e paraprin letren e Patozit dhe te dyja se bashkua formesojne iluzionin e nje oferte serioze ne adrese te opozites. Por sikunder vihet re ne pergjigjen e Meksit qeveria asnjehere nuk ka informuar mbi veprimtarite ne kuader te procesit te integrimit cka deshmon se letra perpos problemeve formale ne raport me MSA-ne perben nje tjeter qasje me kontekst politik. shte e lexueshme ne kete rast nje perpjekje ne momentin e fundit per te krijuar nje ze kolektiv per integrimin me shprese se ky unifikim simbolik e lehteson perspektiven e veshtire te nje jo-je te mundshme ne muajin tetor per statusin e vendit kandidat. Nese nje gje e tille ndodh eshte e qarte se beteja politike pritet te zbrazet nga kuptimi i vertete per tu orientuar ne akuza dhe sulme pse refuzimi i statusit detyrimisht lidhet me procesin elektoral ne Tirane pavaresisht se shumica do te kerkoje alibine te bojkoti parlamentar i opozites qe kushtezon funksionimin e ketij te fundit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›