Debate në KLD për anëtarët e Kolegjit

Në mbledhjen e sotme të KLD-së, ka pasur debate mes anëtarëve të këtij insitucioni dhe nënkryetarit. Ka qenë anëtarja e KLD-së, Lefterie Lleshi, e cila ka debatuar për mosprezencën në mbledhje të presidentit Bamir Topi.
Po ashtu ajo ka hedhur akuza edhe për nënkryetarin e KLD-së. “Spahiu të rishikojë pozicionin e tij.
Ai po bën deklarata politike”, u shpreh Lleshi. I menjëhershëm ka qenë reagimi i nënkryetarit të KLD-së, duke e cilësuar këtë deklaratë, presion politik.
Ndërkohë që në fjalën e saj, zv/ministrja e Drejtësisë Brikena Kasmi, ka deklaruar se nuk ka prononcim nga KLD-ja, nëse mbron ose jo kolegjin.
“KLD-ja të mos bëjë deklarata politike. Nëse KLD është politike, anëtarët e saj të dorëhiqen”, u shpreh Kasmi. Po ashtu ajo theksoi se nëse ka prova për anëtarët e Kolegjit, të ndiqet procedura.