Demokratet nen ethet e kryesise se re
Dita e shtune do te jete shume e rendesishme per sa u perket karrierave te ardhshme te drejtuesve kryesore te Partise Demokratike. Ne fundin e muajit te nxehte korrik Kryeministri Sali Berisha vendosi qe te beje edhe nje perzgjedhje te rendesishme strukturave te brendshme te PD-se duke vendosur te zgjedhe rreth 30 emra te rinj te cilet do te jene pjese e kryesise se re demokrate. Keshtu pas pese vitesh e gjysme partia me e madhe e mazhorances do te rinovoje kryesine e saj duke u hapur rruge emrave te rinj qe kane spikatur gjate kesaj kohe qe Partia Demokratike ka qene drejtuese edhe ne pushtetin ekzekutiv. Burimet prane PD-se bejne te ditur se pjesen me te madhe te anetareve te kesaj partie i kane kapur ethet e veres nisur nga fakti se nuk kane sigurine e mjaftueshme se do te vazhdojne te jene pjese e ketij forumi te larte drejtues. Jo me kot kreu i qeverise ka vendosur ti hape rrugen kesaj perzgjedhjeje te rendesishme vetem pak jave pas perfundimit te zgjedhjeve lokale te 8 majit. Analiza qe do te zhvillohet per zgjedhjet perpara nisjes se votimit per kryesine pritet te ndikoje edhe ne perzgjedhjen e re te ketij forumi. Por ndonese pritej qe se bashku me kryesine e re Keshilli Kombetar i Demokrateve qe do te mblidhet kete fundjave te zgjidhte edhe sekretariatin e tij dhe nenkryetaret e rinj te partise burime prane PD-se bejne te ditur se kjo nuk do te ndodhe. Do te jete pikerisht muaji shtator qe ne nje tjeter mbledhje te Keshillit Kombetar do te behet e mundur edhe zgjedhja e sekretareve te rinj dhe zevendesuesve te Berishes brenda partise me te madhe.
ZevendesimetFakti qe nga krijimi i kryesise se fundit te demokrateve kane kaluar me shume se pese vjet do te thote qe nje pjese e 27 emrave aktuale qe jane pjese e ketij forumi nuk do te jene me. Kjo per shkak se gjate ketyre koheve nje pjese e anetareve te kryesise jane shprehur kunder drejtimit aktual qe po i ben Kryeministri Berisha PD-se dhe nga ana tjeter gjate kesaj kohe personazhe te reja jane bere pjese e jetes aktive te kesaj partie. Keshtu ajo qe eshte e sigurt lidhet me nxjerrjen jashte nga kjo kryesi te emrave si Aleksander Biberaj dhe Omer Stringa persona te cilet prej vitesh tashme jane divorcuar nga menyra sesi po drejtohet PD-ja. Po keshtu ne listen aktuale te 27 anetareve te kryesise rezultojne edhe emra te cilet ndonese pjese e ketij forumi te larte demokrat nuk jane te njohur per ndonje jete aktive brenda strukturave te kesaj partie. Nga ana tjeter pritet qe lista e re te perfshije edhe emra te rinj te cilet jane treguar aktive gjate viteve te fundit te qeverisjes se PD-se si ministri i ri i Drejtesise Eduard Halimi po keshtu edhe figura deputetesh te cilet jane zgjedhur si deputete vetem ne vitin 2009. Gjithashtu pritet qe te mos mungojne edhe surprizat me perfshirjen ne kryesine e re jo vetem te deputeteve por edhe te figurave te tjera aktive te kesaj partie qe mbajne poste te ndryshme ne ekzekutiv.
SekretariatiSekretaret e PD-se duke perfshire edhe ate te pergjithshmin do ta kalojne proven e zjarrit ne lidhje me qendrim apo jo ne pozicionet qe kane vetem ne muajin shtator. Keshtu burimet bejne te ditur se PD-ja do ta mbledhe Keshillin e saj Kombetar edhe nje here pergjate muajit shtator per te vendosur per sekretaret dhe nenkryetaret e partise. Ndonese sekretariati dhe nenkryetaret priteshin te zgjidheshin ne nje dite me kryesine e re axhenda e ngjeshur e dites se shtune dhe nevoja per me shume reflektim ne keto zgjedhje do te beje qe ky riformatim te behet ne shtator. Gjithsesi emrat qe do te zgjidhen ne kryesine e re do te japin edhe indiciet e para ne lidhje me sekretaret e ardhshem te kesaj partie. Po keshtu ne strukturen e sekretariatit ne muajin shtator pritet qe te kete edhe zgjerime dhe nje organigrame me te ndryshuar se kjo aktualja.