E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Meksika, në Katar për të prishur mallkimin

I veshur me një uniformë trengjyrëshe dhe me një top në këmbë, (Ninjo Maraviglia), Fëmija i Mrekullive bëhet shpresa e besimtarëve meksikanë në çdo katër vjet që skuadra e tyre të fitojë Kupën e Botës.  Përfaqësimi i Jezusit, statuja tregon Fëmijën në fron i veshur me një këmishë jeshile, pantallona të shkurtra të bardha dhe çorape të kuqe, duke u dhënë një bekim besimtarëve të tij, të cilët këtë vit po luten që skuadra të mposhtë mallkimin që i pengoi ata të kalojnë në çerekfinale në shtatë edicionet e fundit të Kupës së Botës.

Meksika do të debutojë të martën e ardhshme kundër Polonisë në Grupin C, të kompletuar nga favoritët Argjentina dhe Arabia Saudite. Por humbja 2-1, të mërkurën ndaj Suedisë, në miqësoren e fundit para botërorit, riktheu dyshimet për skuadrën e drejtuar nga argjentinasi Gerardo ‘Tata’ Martino. Kritikat kanë arritur deri aty sa trajneri është shprehur se ndihet si “armiku numër një publik”.

Me 16 pjesëmarrje në botërorë, meksika ka luajtur vetëm çerekfinalen në edicionin Meksikë-1986, ku humbën ndaj Gjermanisë me 11-metërsha. Pas kësaj ka shtatë Botërorë radhazi që ka ngecur në fazën e 16-të, që nga Italia-1990.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›