E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Anglia kalon netë pa gjumë në Katar… shkak janë devetë

Për ti shpëtuar zhurmës të qytetit, komisari teknik i Anglisë zgjodhi qetësinë e periferisë të hotelit Souq Al Wakra. Por pas orëve të para në godinë duket se nuk i kishte bërë mirë llogaritë me faunën e Katarit modern.

Mediat britanike raportojnë se lojtarët e “tre luanëve” nuk kanë kaluar një natë të qetë. Devetë rreth hotelit modern janë të shumta në numër dhe kanë bërë që lojtarët të kërkojnë masa shtesë nga punonjësit e strukturës lluksoze me qëllim që të amortizojnë zhurmat që vinin nga jashtë. Në shtetin e vogël numërohen reth 85.000 ekzemplarë të tillë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›