E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Shefi i ushtrisë amerikane: Lufta në Ukrainë, Rusia ka dështuar në çdo aspekt

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm i ushtrisë amerikane, gjeneral Mark Milley, deklaroi sot se Rusia ka dështuar “në çdo objektiv”, në luftën e saj kundër Ukrainës.

“Rusët kanë dështuar. Kanë humbur në aspektin strategjik, operativ dhe taktik“,- tha Milley në një konferencë shtypi bashkë me Sekretarin e Mbrojtjes, Lloyd Austin, pas një takimi me Grupin e Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës. 

“Strategjia dhe objektivat e tyre, për pushtimin e paligjshëm të Ukrainës, kanë dështuar të gjitha, në  secilën prej tyre”- tha ai.

Milley renditi dështimin e Rusisë për të pushtuar Ukrainën në fillim të luftës, si dhe pas ripërqendrimit të trupave në rajonin e Donbasit, si dhe kapjen e Zaporizhzhias dhe Khersonit.

“Në të gjithë vijën e frontit prej rreth 900 kilometrash, ukrainasit kanë arritur sukses pas suksesi, ndërsa rusët kanë dështuar në çdo aspekt”,- tha Milley. CNN

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›