E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zjarr në shesh-xhirimin e “Die Hard 5”

Një zjarr përfshiu një godinë 5-katëshe, ku po xhirohet filmi “Die Hard 5” në Budapest të Hungarisë dhe Bruce Willis shkoi menjëherë në vendngjarje sapo mësoi për incidentin.

Një skenë shpërthimi që po xhironte dubluesi i aktorit hollivudian nuk shkoi sipas parashikimeve dhe helikat e helikopterit bënë që zjarri të përhapej më shumë seç duhej, duke rrezikuar jetën e dubluesit, i cili fatmirësisht nuk pati asnjë dëmtim.

Një burim tha për ‘RadarOnline’ se aktori 57-vjeçar erdhi menjëherë në shesh-xhirim pasi e telefonuan dhe ndihmoi me shpëtimin e pajisjeve dhe kamerave që po rrezikonin dëmtimin.

Në filmin “Die Hard 5” Bruce Willis interpreton sërish personazhin e famshëm John McClane.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›