Meksikanët votojnë për presidentin e ri

Meksikanët ju drejtuan kutive të votimeve ditën e diel, për të zgjedhur presidentin që do t’i japë përgjigje problemeve ekonomike dhe do të vazhdojë luftën e përgjakshme ndaj karteleve të drogës.
Ish-guvernatori i Bankës Meksikane, Enrique Pena Nieto, shihet si kandidati kryesor, i cili po përpiqet të fitojë zgjedhjet edhe falë mbështetjes së partisë në pushtet, e cila ka bërë apel që të votohet kandidatura e tij.
Kundërshtarët kryesorë të Nietos janë socialisti Andres Manuel Lopez Obrador dhe konservatorja Josefina Vazquez Mota.
Në zgjedhje po votohet edhe për anëtarët e rinj të kongresit dhe guvernatorët e shteteve.
Rreth 80 milionë meksikanë me të drejtë vote patën mundësinë të zgjedhin se cili do të zëvendësojë presidentin Felipe Calderon, mandati i të cilit është në skadim dhe e kushtetuta e pengon atë që të konkurrojë për një mandat të dytë.