Saimir Pirgu shkëlqen në kryeveprën moxartiane

Kësaj here nën firmën e Franco Zeffirelli, sipas shtypit italian, “Don Giovanni” është një eveniment artistik i veçantë, pasi vihet në skenë për herë të parë në një amfiteatër romak, duke u ndeshur me veçoritë e akustikës së një skene të hapur dhe me vështirësitë komplekse që ajo paraqet për muzikën e kryeveprës moxartiane.
Për tenorin shqiptar 26-vjeçar me famë botërore, Saimir Pirgu, agjenda e ngjeshur vazhdon edhe gjatë verës.
Këto ditë, ai do të këndojë nën bagetën e Nikolaus Hamoncourt-it në “Styriarte Festival” në Graz të Austrisë, i cili do të transmetohet live nga televizioni austriak ORF III, mbrëmjen e ditës së shtunë. Në muajin gusht, Pirgu do të interpretojë nën bagetën e Riccardo Muti-it në Festivalin e Salsburgut e më pas në Buenos Aires, në operën e San Francisco, në operat shtetërore të Vienës, Mynihut, Zurih-ut, etj.
Por, produksionet e rëndësishme për të nuk kanë fund. Kësaj here na bën krenar në një produksion të ri të operës “La Traviata”.