G, "Grupi i Vdekjes"sot në ndeshjethapëse
JOHANESBURG-Grupi i Vdekjes” në ketë Kampionat Botëror në Afrikën e Jugut është grupi G, i cili përfshin Brazilin pesë herë kampion dhe ekipi numër një në botë, Portugalinë, Bregun e Fildishtë dhe Korenë e Veriut.
Si gjithmonë, Brazili ka talent të madh dhe depërtim dhe vjen në Kampionatin Botëror si një prej skuadrave më të preferuara. Brazili është në një terren të njohur, duke fituar Kupën e Konfederatave të zhvilluar vitin e kaluar në Afrikën e Jugut.
Fati i Bregut të Fildishtë mund të varet nga kushtet fizike të yllit të shqyar afrikan, sulmuesit Didier Drogba, i cili ka fituar tre tituj në kategorinë e parë në Angli me ekipin Chelsea. Ishte një lajm i keq për Bregun e Fildishtë kur ai theu krahun kohët e fundit gjatë stervistjes. Por sulmuesi Drogba ishte duke bërë stervitje të dielën dhe pjesmarrja e tij nuk do të jetë e paparë.
Shoku i ekipit Kolo Toure tha se Bregu i Fildishtë e di për sfidën që e pret në këtë grup.
Ne do mundohemi të bëjnë gjithçka për ta bërë sa më të veshtirë për kundershtarët. Ne kemi lojtarë të rinjë dhe të mirë dhe kemi një gjeneratë të mirë futbollistësh, kemi një manaxher shumë të mirë dhe po stervitemi shumë.
Portugalia arriti në gjysëmfinalet e Botërorit 2006 në Gjermani dhe po shpreson që të bëjë edhe më shumë përparime këtë vit. Ekipi portugez udhëhiqet nga Cristiano Ronaldo, futbollisti më i paguar në botë, i cili ka fituar tre tituj në katergorinë e parë me Manchester United si dhe kurorën e Ligës së Kampionëve. Meqenëse nuk u paraqit mirë gjatë kualifikimit, ai pritet ta përmirësojë lojën.
Loja hapëse e Portugalisë kundër Bregut të Fildishtë mund të jetë ndeshja kryesore e grupit G, me fituesin që mund ti bashkohet Brazilit në raundin e dytë. Ronaldo tha se mendonte rreth kësaj gjithnjë.
Ne duhet të përqendrohemi tek ndeshja e parë. Mendoj se kjo është më e rendësishmja. Pas kesaj, do shohim çdo të ngjasë. Nëse fitojmë dy ndeshje brenda grupit ndoshta kalojmë në raundin tjetër. Keshtu që jemi përqendruar në ndeshjen e parë dhe duhet të fitojmë.
Ekipi i katërt në grupin G, Koreja e Veriut, është faktori i panjohur. E vetmja pjesmarrje tjetër në Kupën Botërore ishte në 1966 në Angli, duke mbërritur në çerekfinale. Koreja e Veriut mbështetet në mbrojtje të fortë dhe kundërsulme. Ata pesuan vetem 7 gola në 16 lojëra kualifikuese. Por ata hapin turneun kundër Brazilit.
Edhe nëse ndonjë ekip del jashtë ketij grupi që është më i veshtiri, nuk ka garanci për sukses. Vetëm një ekip nga i ështëquajturi grupi i vdekjes, gjatë pesë kampionateve të fundit i ka kaluar çerekfinalet.
(d.b/VOA/BalkanWeb)
Lidhje te tjera Sot me Brazilin, tekniku i Koresë habit botën: Fitojmë ne!