BE i hap dritën jeshile ratifikimit të MSA me Serbinë
BRUKSEL-Bashkimi Evropian ka vendosur të hënën në Luksemburg, në takimin e ministrave të Jashtëm, që të paraqes para vendeve anëtare për ratifikim Marrëveshjen e Stabilizim Asocijimit, të cilën Serbia e kishte nënshkruar para më shumë se dy vitesh. Deri tek ky hap u arrit për shkak se Kryeprokurori i Tribunalit të Hagës për krimet e luftës në ish – Jugosllavi, Serge Bramertz ka rikonfirmuar se Serbia vazhdon të bashkëpunojë me këtë Tribunal, ndonëse nuk ka rezultate konkrete në arrestimin e gjeneralit Ratko Mladic të akuzuar për gjenocid në Srebrenicë. Ky ka qënë një lloj gjysëm hapi për Serbinë, por hapi tjetër, ai rreth kërkesës së Serbisë për anëtarësim, nuk është shqyrtuar fare.
Serbia kishte aplikuar për anëtarësim në Bashkimin Evropian në dhjetor të vitit të kaluar por kjo kërkesë as që është shqyrtuar deri me tani, përkundër përpjekjeve të Presidencës Spanjolle për një gjë të tillë. Ndonëse zyrtarisht si shkas që të mos diskutohet aplikimi i Serbisë për anëtarësim në BE është përmendur kundërshtimi i Holandës për shkak të bashkëpunimit me Tribunalin e Hagës.
Të përditshme kosovare aludojnë se shkak realisht është bërë Kosova. Koha Ditore mëson se disa vende e kanë bllokuar këtë edhe për të pritur se si do të sillet Serbia rreth Kosovës pas shpalljes së mendimit të GJND-së. Ndër vendet që e lidhin sjelljen e Serbisë rreth Kosovës diplomatët kanë përmendur Gjermaninë, Britaninë e Madhe dhe disa vende tjera.
MSA mes Beogradit dhe Brukselit u nënshkrua në fund të Prillti të vitit 2008 por, u pezullua menjëherë pasi u evidentua bashkëpunimi I dobët mes Serbisë dhe Gjykatës së Hagës.
(d.b/BalkanWeb)