E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA-Indi marreveshje 10 mld dollareshe

Presidenti amerikan Barack Obama ka njoftuar sot ne Mumbai nenshkrimin e marreveshjeve te reja tregtare me Indine te cilat kapin vleren e 10 miliarde dollareve.

Marreveshje te tilla mund te krijojne 50 mije vende te reja pune ne Shtetet e Bashkuara ka deklaruar shefi i Shtepise se Bardhe.

Gjithashtu ai ka ftuar Indine qe te lehtesoje barrierat e saj ne fushen e tregtise dhe investimeve ne menyre qe te rriten marredheniet ekonomike mes dy vendeve.

Me heret gjate dites se sotme presidenti amerikan i shoqeruar nga bashkeshortja Michelle vizitoi hotelin Taj Mahal ku nderoi viktimat e sulmit terrorist te vitit 2006.

Shtetet e Bashkuara dhe India jane te bashkuara ne luften kunder terrorizmit deklaroi Obama duke e cilesuar Mumbain si qytetin simbol te rezistences qytetare.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›