Meksikë/ Gjenden 72 kufoma, ushtria i zbulon në një fabrikë
Ushtarakët meksikanë kanë zbuluar 72 kufoma në një fabrikë në veri lindje të vendit, pas një përleshjeje me armë zjarri me një të dyshuar kriminal. Gjatë përplasjes më armë zjari humbën jetën 4 persona ndër të cilet një ushtarak. Lajmi është bërë i ditur nga ministria e Marinës. Ushtarët kanë gjetur 58 trupa meshkujsh dhe 14 kufoma grash, në një varr masiv në Tamaulipas, në afërsi të San Fernandos. Tamaulipas është një nga qytetet meksikanë më të dhunshme dhe dominohet nga kartelet me të fuqishme të drogës që janë konkurente mes tyre per te poseduar kontrollin dhe trafikun e drogës. Gjetja e trupave, që sipas policisë janë viktima të narkotrafikut dhe për të cilat ka nisur identifikimi, ndodhi pas një sulmi të forcave të rendit që sulmuan fabrikës nëpërmjet rrugës tokësore dhe asaj ajrore, për të arrestuar trafikantët e dyshuar të drogës që fshiheshin në brendësi të godinës. Gjithashtu ushtarakët kanë gjetur edhe një arsenal të vërtetë i përbërë nga 21 pistoleta, 7 pushke, 101 karikatorë, 6.949 fishekë të kalibrave të ndryshëm, 4 jelekë antiplumb, kamionë e automjete me dokumente te falsifikuara e të kamufluar si mjetë të ministrisë së Mbrojtjes.