E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident ajror në Kinë, 43 të vdekur

Aksidenti ka ndodhur pas një moskoordinimi të avionit me pistën në momentin e uljes. Sipas raportimeve nga vendi i ngjarjes, avioni ka shpërthyer pa u ulur ende në pistë.

Agjencia kineze e lajmeve Shinhua, raporton se një orë para aksidentit, avioni me pasagjerë në bord ishte ngritur nga qyteti i Harbin.

Avioni i prodhimit Brazilian të tipit “Embraer 190” transportonte në bord 91 udhëtar midis të cilëve 5 fëmijë.

Aeroporti “Lindu”, vend ku ndodhi aksidenti tragjik, mesa bëhet e ditur është një aeroport i volgël i hapur vetëm vitin e shkuar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›