Meksikë, zbulohen 72 kufoma në një fermë në verilindje
Lajmi u konfirmua sot nga ministria e Marinës kombëtare në Meksikë. Ushtarakët gjetën varrin e përbashkët pranë lokalitetit San Fernando, në shtetin Tamaulipas pranë kufirit me Teksasin në Shtetet e Bashkuara, pas një sulmi tokësor dhe ajror kundër okupatorëve të fermës, të cilët u larguan në drejtim të paditur.
Një ushtarak dhe tre të dyshuar u vranë gjatë shkëmbimeve të zjarrit, ndërkohë që një i arratisur u arrestua. Duke kontrolluar fermën, ushtarakët zbuluan 72 kufoma, 14 prej të cilave ishin gra. Shteti Tamaulipas është një nga më të dhunshmit në Meksikë dhe dy kartele të mëdha droge luftojnë me njëri-tjetrin për kontrollin e tij.