E Diel, 1 Nëntor 2026

Meksikë/ Vriten 3 policë nga sulmet e bandave të drogës

Të paktën tre oficerë të policisë meksikane kanë vdekur dhe 8 të tjerë janë plagosur pasi pjesëtarë të bandës së drogës sulmuan disa rajone të policisë federale në një shtet perëndimor meksikan, sipas autoriteteve. Policia tha se persona të armatosur hapën zjarr dhe hodhën granata në rajonet e policisë në Morelia, Apatzingan, Zitacuaro, Lazaro Cardenas dhe Patzcuaro në orët e para të mëngjesit.
Sulmi i parë ndodhi në orën 5 e 30 minuta, kur persona të armatosur sulmuan një rajon policie duke hedhur dy granata në ndërtesë. Oficerët e policisë u kundërpërgjigjën me zjarr dhe ndoqën kriminelët në rrugët e afërta. Plumbat thyen dritaret e automjeteve të parkuara, madje goditën dhe disa shtëpi banimi.
6 oficerë mbetën të plagousur në gjatë sulmit, me anënë e së cilit anëtarët e bandës u përpoqën të ndihmonin në arratisjen nga burgu të dy shokëve të tyre.
Ndërkohë, në Zitacuaro dy oficerë policie ranë në kurth dhe u vranë pasi iu përgjigjën një telefonate shqetësuese të rreme. Anëtarët e bandës së drogës sulmuan gjithashtu rajonin e policisë federale në Patzcuaro, duke lënë të plagosur dy policë.
Sulmet ndodhën 24 orë pasi persona të armatosur nga karteli i drogës " La Familia" sulmuan shtëpinë e pjesëtarëve të kartelit të gjirit "Zetas", duke shkaktuar një përleshje të armatosur që zgjati rreth 5 orë e që solli 4 të vdekur. Të gjitha sulmet u zhvilluan në shtetin perëndimor të Michoacan, rezidenca e Presidentit Felipe Calderon dhe vendi në të cilin ai drejtoi ushtrinë e tij në sulm ndaj karteleve të drogës në fund të 2006.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›