E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qato fiton me knock-out ndaj Surman

Kreshnik Qato nuk di të ndalet më dhe ka arritur të fitojë edhe ndeshjen e zhvilluar në Kensington Toun Holl të Londrës përballë boksierit Hungarez Zoltan Surman.Kjo ishte një ndeshje përgatitore në vigjilje të mbrojtjes së titullit në versionin WBF nga Shqiponja kuqezi.Qato ka qënë dominues përballë Surit dhe ka arritur ta mbyllë ndeshjen shumë më shpejt pasi në raundin e tretë Qato e ka rrëzuar në tapet kundështarin dhe e ka fituar duelin me Nok Aut.Edhe në dy raundet e para Kreshnik Qato ka boksuar në mënyrë perfekte dhe nuk i ka dhënë mundësi Surmanit të shfaqej në boksin e tij.Këto raunde gjithashtu kanë shkuar për Qaton që duhet thënë e ka dominuar totalisht përballjen .Pas kësaj fitoreje Qato ngjitetet në kuotën e 20 fitoreve dhe vetam 6 humbje në karrierën e tij të pasur.Kjo ka qënë edhe fitorja e katërt me Nok Aut për Qaton që vazhdon të jetë në Top Formë pasi ka katër vite rresht që nuk njeh humbje.Kreshnik Qato ndodhet në vendin e 22-të nga 306 boksiere ne Europë në peshën e tij dhe duelin e fundit përpara përballjes me Surman e ka fituar ndaj Letonezit JUrijs Boreiko. Fitorja me Nok Aut tregon edhe njëherë shumë qartë që Kreshnik Qato ëshët në superformë dhe nuk ka kundërshtarë.
Në Kensington Tuan Holl të Londrës dueli ëhsët ndjekur nga shumë shqiptarë që ka mbështetur Qaton i cili ua ka shpërblyer me fitore.Pas ndeshjes Kreshnik Qato ua ka dedikuar fitoren gjithë shqiptarëve.Ashtu sin ë shumë ndeshje edhe në këtë përballë Surman Qato ka pasur mbështetjen e madhe të Kompanisë "Yldon" dhe të Presidentit të Saj Zotit Ylli Ndroqi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›