E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nis Komedia Fest

Të hënën, në Gjakovë filloi Festivali mbarëkombëtar i komedisë -Komedia Fest. Është ky një festival në fokus të të cilit janë në shfaqjet komike teatrore shqipe, të përcjella edhe me muzikë dhe ekspozita të ndryshme.

Sipas organizatorëve, festivali bazohet “në vlerat artistike dhe në trashëgiminë kulturore të qytetit të Gjakovës, dhe ka për qëllim që, me programin e tij, t’i mbrojë këto vlera artistike”, si dhe të ofrojë përkrahje të mëtutjeshme për zhvillimin e tyre.

Festivali, që synon të jetë tradicional, do të zgjas deri më 23 shtator. Aktivitetet e festivalit zhvillohet në zonën e Çarshisë së Vjetër, e cila, me vendim të autoriteteve komunale do të jetë e mbyllur për automjete deri në përfundimin e festivalit.

Në Komedia Fest do të prezantohen teatro nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia, me shfaqjet e tyre: “Nata e Dymbëdhjetë” (TKK), “Mbretëresha e Bukur e Llellanit” (Teatri i Gjakovës), “Paraja” (Teatri Shqiptar-Shkup), “Dy Dyzina me Trëndafila” (Teatri Bylis-Fier), “Darka Private” (Teatri i Qytetit –Pejë), “Langojtë” (Teatri Profesionist-Mitrovicë), dhe “Dashuri e Harruar” (Teatri Kombëtar i Komedisë -Tiranë).

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›