E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meksikë, arrestohet ”firmëtari” i 75 vrasjeve

Autoritetet në shtetin veri-lindor të Meksikës, Nuevo Leon, kanë arrestuar një person që ka pranuar se ka vrarë 75 persona.

Zyra e Prokurorisë Publike ka njoftuar se Elizondo Flores, 35 vjeç, i njohur “Arabi” është arrestuar më 20 janar me tre persona të tjerë. Tre anëtarë tjerë të celulës kriminale të udhëhequr nga “Arabi” mbeten në arrati.

Elizondo Flores, që dyshohet se është pjesë e bandës së drogës Los Zetas, ka pranuar ndër të tjera se ka vrarë pasagjerë autobusi, gjashtë oficerë policie dhe dy vajza të vogla.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›