Obama konfirmon sulmet sekrete në Pakistan
Presidenti amerikan, Barak Obama ka konfirmuar se avionët pa pilot kanë sulmuar rregullisht zonat tribale në Pakistan, të dyshuara për militantë.
Obama i quajti sulmet një “shënjestër e fokusuar te njerëzit që janë në listën e terroristëve aktive".
Shtetet e Bashkuara zakonisht nuk flasin publikisht për operacionet e këtij lloji.
Obama i bëri komentet e tij në daljen një orëshe në rrjetin social, Google +, e cila gjithashtu u transmetua drejtpërdrejt në YouTube.
Më shumë se 130.000 pyetje ishin paraqitur para se ky takim në rrjet të fillonte, ndërsa gjashtë persona ishin të ftuar për t`iu bashkuar në internet presidentit. Ata kishin të drejtë të bënin pyetje dhe të ndiqnin përgjigjet nga z. Obama.
Ngjarja i dha fund një jave të mbushur me angazhime në median sociale, që filloi në prag të fjalimit të Obamës në State of Union në Kongres, më 24 janar.