E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perëndimi, hapa përpara me rezolutën për Sirinë

Perëndimi po çon përpara një rezolutë të re për Sirinë, ndërkohë që luftimet kanë hyrë në ditën e tretë radhazi në Damask. Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton tha se do të shkojë në OKB për të përçuar mesazhin mbështetës ndaj sirianëve, që po kërkojnë një të ardhme pa presidentin Bashar al Asad.

Franca dhe Britania po ashtu kanë thënë se do të dërgojnë ministrat e tyre të jashtëm në Nju Jork për të kërkuar mbështetjen për një projekt-rezolutë evropiano-arabe të Këshillit të Sigurimit, e cila bën thirrje për transferim të pushtetit në Siri. Një zyrtar francez që ka folur në kushte të anonimitetit, është cituar të ketë thënë në Paris se teksti ka mbëshetetjen e të paktën 10 anëtarëve, që mjaftojnë për ta çuar në votim.

Liga Arabe i ka kërkuar al Asadit që të dorëzojë pushtetin te zëvendësi i tij, i cili pastaj do të formonte qeverinë e unitetit kombëtar. Rusia, kundërshton projekt-rezolutën për Sirinë, por ka kërkuar nga Asadi që të japë dorëheqje.Liga Arabe tha të dielën se do të anulojë misionin monitorues në Siri, për shkak të rritjes së dhunës.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›