Paneta takohet me ministrin izraelit
Ministri i Mbrojtjes së Izraelit, Ehud Barak është takuar me sekretarin amerikan të mbrojtjes Leon Paneta në Pentagon. Ky takim ka në qendër të diskutimeve një listë të gjatë veprimesh ushtarake që mund të ndërmerren, nëse Irani këmbëngul në zhvillimin e programit të tij bërthamor. Debatet në lidhje me një sulm të mundshëm ushtarak të Izraelit ndaj Teheranit u dukën sikur u zvogëluan pas bisedimeve të fundit mes kryeministrit Netanjahu dhe presidentit Obama.
Presidenti amerikan nënvizoi faktin se fillimisht duhet pritur që sanksionet ndërkombëtare ndaj Iranit të bëjnë punën e tyre dhe pastaj të mendohet për veprime të tjera. Por, Izraeli ka deklaruar në mënyrë konstante se planin e veprimit ushtarak e mban gjithnjë si opsion në tryezë.
Sanksionet për Teheranin zyrtar nuk do të përjashtohen nga diskutimet edhe pse Irani gjithnjë ka hedhur poshtë akuzat se po ndërton armë bërthamore.