France sot dita e fundit e fushates presidenciale
E premtja është dita e fundit e fushatës në Francë, e cila i prin raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale, që do të zhvillohet të dielën.
Kandidatët për zgjedhjet presidenciale kanë bërë premtimet e fundit para se francezët të votojnë ditën e diel. Kandidati socialist Fransua Hollande ka mbajtur një tubim të fundit në Bordo, ndërsa presidenti Nikolas Sarkozi pritet ta mbajë në Nice. Sondazhet e fundit tregojnë se të dy kandidatët janë shumë pranë njëri-tjetrit me pikë, ndërsa Hollande është ai që kryeson dhe sipas të dhënave të fundit pritet të fitoje raundin e parë të votimeve . Kandidati i djathtë Marine Le Pen pritet të marrë rreth 17 % të votave , ndërsa Jean –Luc i krahut të majtë sipas sondazheve do të marrë rreth 15 % të votave .
Vetëm dy ditë para zgjedhjeve sondazhet tregojnë se ka ende mjaft votues, që nuk janë të vendosur për kandidatin, në një kohë që fushata elektorale është fokusuar së tepërmi tek ekonomia e vendit.
Presidenti aktual Nikolas Sarkozi ka premtuar rritje ekonomike duke luftuar papunësinë. Raundi i parë i zgjedhjeve do të mbahet të dielën dhe nëse asnjë kandidat nuk merr shumicën absolute , do të mbahet një balotazh midis dy kandidatëve kryesorë më 6 maj.
Në garë janë dhjetë kandidatë, por vetëm dy nga ata do të shkojnë në balotazhin e 6 majit.
Analistët thonë se apatia e votuesve francezë është shumë e lartë. Sipas tyre, një në tre qytetarë me të drejtë vote ka thënë se nuk do të votojë në zgjedhjet e së dielës.