Debimi i klerikut skandal ne Britani
Plani për të deportuar klerikun radikal, jordanezin Abu Katada nga Britania e Madhe ka shkaktuar skandal politik, pasi ai apeloi në minutën e fundit në Gjykatën Evropiane. Ky apelim nxiti reagimin e kryeministrit britanik, David Cameron i cili tha se do të dëshironte që ta largonte klerikun personalisht.
"Ndonjëherë dëshiroj që të mund ta hipja atë në një aeroplan dhe ta çoja personalisht në Jordani, por Qeveria duhet të veprojë në përputhje me ligjin dhe këtë do të bëjmë",-tha Kameron. Kaosi erdhi në prag të një konference, ku Britania do të binte dakord mbi reformat europiane të të drejtave të njeriut.
E ndërsa në Britaninë e Madhe ka shpërthyer debati me opozitën për afatet e deportimit të klerikut, vendimi përfundimtar nuk është marrë akoma, por, kjo nuk i zbeh shpresat e britanikëve për një deportim të shpejtë.