E Shtunë, 31 Tetor 2026

Panik ne Virxhinia Tech

Në Vixhinia Tech rikthehet paniku 5 vjet pasi  një  student më probleme mendore  hapi zjarr e vrau 32 persona.  Kampusi universitar u bllokua sërish sot pas një alarmi mbi qarkullimin e një personi të armatosur në universitet.

"Alarmi në  kampus hiqet. Nuk do të vazhdojë të ketë një prani të madhe  të  policisë," u bë e ditur përmes faqes së internetit, më shumë se pesë orë pas bllokimit.

Autoritetet universitare dhanë urdhër që të gjithë të qëndronin brenda dhe u anuluan të gjitha klasat pasi tre adoleshente 14 vjeçare,  pjesëmarrëse në një  aktivitetet promovues, deklaruan se kishin para një burrë që mbante  një armë të mbuluar në afërsi të mensës .

Aktivitetet verore në  shkollë u pezulluan, dyert e ndërtesave u mbyllën, ndërsa menjëherë në veprim hynë njësi speciale .

Policia e përshkroi të dyshuarin si 1,83 cm i gjatë, me flokë kafe e hapur dhe të veshur me një këmishë blu, pantallona të shkurtra gri dhe sandale ngjyrë kafe.

Por më pas kur alarmi u hoq në kampus,  nuk u bë e qartë nëse  policia kishte  ndaluar të dyshuarin apo jo.

Virginia Tech, e njohur zyrtarisht si Universiteti Shtetëror dhe Instituti Politeknik i Virxhinias, u kritikua për reagim të ngadaltë  në prill 2007, kur i armatosur, Seung-Hui Cho u morri jetën 32 personave për të vrarë më pas veten, në kampus.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›