Silikoni difektoz, rriskon edhe burrat
Ndërsa një alarm mori dhenë tek të gjitha gratë të cilat kishin përdorur protezat PIP, tashmë një rrezik dhe më i madh del në dritë, kjo kundrejt meshkujve.
Bëhet fjalë për një model protezash difektoze, duke bërë që të gjithë femrat tu drejtohen kirurgëve, pasi janë potencialisht në rrezik.
Pyetja e cila të lind natyrshëm ka të bëjë me rrezikun që ato shfaqin tek femrat dhe jo vetëm, pasi ato rriskojnë dhe meshkujt.
Proteza PIP është përdorur gjerësisht jo vetëm tek femrat, por dhe tek meshkujt për tek muskujt e kraharorit, fundshpinën, testikujt, me të njëjtën material, e njëjtë me ato të gjirit.
Sipas autoriteteve, silikoni në protezat PIP Poly Implant Prothese, është mjaftë difektoz, duke tronditur njëkohësiht dhe botën e kirurgjisë plastike. Duke iu referuar të përditshmes Le Parisien, në të cilën sjellë rrëfimet e dy-ish punonjësve të kompanisë, mësohet se i njëjti silikon industrial është përdorur për të prodhuar proteza për testikujt, fundshpinën, muskujve të kraharorit vetëm për klientët meshkuj.