Presidenti i ri Gjinushi Zgjedhja varet nga kuorumi i deputeteve ne Kuvend
Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Skënder Gjinushi thotë se opozita do të jetë pjesë e procedurave për zgjedhjen e Presidentit të Republikës. Në një intervistë për “ABC News”, ai barazvlerëson votat e 2/3 të deputetëve për zgjedhjen e Presidentit, në raundet e para të votimit, me kuorumin e nevojshëm në sallën e Kuvendit, në momentin e votimit. Sipas tij, nëse nuk arrihet ky kuorum, atëherë vihet në lëvizje Gjykata Kushtetuese për vendim. Duke bërë një analizë të marrëdhënieve në kampin opozitar, kreu i socialdemokratëve shprehet kritik ndaj qendrimit që Parta Socialiste po mban për ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Gjinushi, thotë se forca me e madhe politike opozitare po i nënshtrohet përballë mazhorancës.Kreu socialdemokrat ndalur në një çështje të tillë heq një paralelizëm dhe me zgjedhjen e Presidentit në Kosovë.
Skënder Gjinushi shprehet se vendi është përfshirë nga korrupsioni qeveritar dhe se e vetmja mënyrë për të dalë nga kjo situatë janë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Madje, para afatit ligjor, vitit 2013.