Kufizohet interneti në Bjellorusi
Në Bjellorusi hyn ligji për kufizimin e internetit. Një ligj që kufizon përdorimin e internetit për kompanitë bjelloruse dhe institucionet shtetërore ka hyrë në fuqi.
Në bazë të këtij ligji, nën vëzhgim janë dhe internet kafetë dhe ata që do të ofrojnë këtë lloj shërbimi. Këta drejtues duhet që të identifikojnë dhe mbajnë informacione për të gjithë klientët e tyre, sikurse faqet e internetit që ata vizitojnë.
Në institucionet shtetërore është ndaluar përdorimi i 35 faqeve të internetit.
Shumica konsiderohen si faqe pornografike apo të një natyre ekstreme. Por edhe disa faqe të internetit të partive politike opozitare, si Charter97.org dhe Belarusian Partisan, gjithashtu janë përfshirë në listën e faqeve të ndaluara.
Për të gjithë shkelësit do të merrem masa, duke u dënuar me një vlerë monetare, konkretisht
me nga 125 dollarë.