E Diel, 1 Nëntor 2026

Efraim Diveroli, fajtor per tregti ilegale municionesh

Efraim Diveroli, kreu i kompanisë AYE, ka pranuar para një gjykate në Miami, se ka mashtruar Pentagonin për origjinën e municioneve që furnizohej ushtria amerikane në Afganistan.
 

25 vjeçari arriti një marrëveshje me Prokurorinë për të pranuar akuzën në këmbim të një dënimi më të ulët sec parashikon ligji.
Tashmë ai, së bashku me disa drejtues të tjerë të kompanisë AYE, rrezikon vetëm 5 vite burg.
Prokurorët thanë se Diveroli dhe disa punonjës të kompanisë mashtruan Pentagonin duke furnizuar me sasira të mëdha municionesh kineze, ushtarët amerikanë në Afganistan. Por kontrata që ai kishte lidhur me Pentagonin, nuk e lejonte përdorimin dhe shitjen e municioneve të prodhuar në Kinë.
 

Për të fshehur origjinën, Diveroli i ripaketonte municionet në Shqipëri dhe i shiste ato sikur të ishin prodhuar në Shqipëri.
Ky lloj biznesi kryhej në fabrikën e Gërdecit ku ndodhi dhe shpërthimi tragjik më 15 mars të 2008-ës, që i mori jetën 26 personave dhe plagosi mbi 300 të tjerë.
 

Kompania AEY në vitin 2007, fitoi një kontratë 298 millionë dollarëshe nga Pentagoni për të furnizuar me armatime trupat amerikane në Afganistan.
Kjo nuk ishte kontrata e parë e lidhur me Pentagonin, pasi të njëjta marrëveshje ishin firmosur që në fillim të luftrave në Irak dhe Afganistan.
 

Efraim Diveroli pritet të marrë dënimin edhe për akuzën e armëmbajtjes pa leje, në seancën gjyqesore që pritet të mbahet në 25 janar.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›