E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaci 2012 viti i liberalizimit te vizave


Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaci ka deklaruar se viti 2012 do të jetë viti i liberalzimit të vizave me vendet e Bashkimit Evropian.

Deklaratën e tij Thaci e ka bërë në takimin e radhës të Këshillit Ministror për Integrimet Evropiane, ku ka theksuar se raport-progresi i KE do të jetë planveprimi i kabinetit të tij.

“Kërkesat e dala nga raport-progresi do të përmbushen në një afat rekord dhe Ministria e Integrimeve gjatë vitit 2012 do të paraqesë cdo 3 muaj një pasqyrë për përmbushjen e tyre nga ministritë përkatëse”, citohet Thaci nga “RTK”.

Më tej kryeministri ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që ndaj Kosovës të ketë të njëjtën qasje sikurse ndaj vendeve të tjera të Ballkanit perëndimor.

Ai ka falenderuar Parlamentin Evropian për mbështetjen e vazhdueshme që po i jep Kosovës në proceset e integrimeve.

Angazhimi i Thacit vjen në një moment kur Brukseli ka ngritur zërin ndaj vendeve të Ballkanit, për shkak të numrit të lartë të azilkërkuesve që kanë përfituar nga heqja e vizave.

Në fund të muajit të kaluar Kosova u vizitua nga raportuesja e saj në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunacek, e cila kërkoi që Prishtina të bëjë “detyrat e shtëpisë” për të arritur integrimet evropiane.

Ndërsa raportuesja e Parlamentit Evropian për cështjet e vizave, Tanja Fajon deklaroi se Kosova duhet të presë së paku edhe dy vite për të arritur liberalizimin e vizave.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Kosovë, rriten aplikimet për në polici
Në Kosovë vihet re një rritje e ndjeshme e numrit të personave që janë të interesuar për t’u anëtarësuar në radhët e Policisë së Kosovës. Barrikadat pengojnë EULEX-in
EULEX-i ende nuk ka arrestuar asnjë person të identifikuar, si të dyshuar për vrasjen e policit Enver Zymeri dhe djegien e Pikës Kufitare të Jarinjes në korrik të këtij viti.
Festa e Flamurit, Prishtina vishet kuqezi
Festa e Flamurit do ta veshë kuq e zi Prishtinën dhe mbarë Kosovën. Edhe pse qeveria kosovare e ka shpallur ditë pushimi 28 nëntorin, në fakt janë Komuna e Prishtinës, Lëvizja Vetëvendosje, por dhe Aleanca Kuqezi nga Shqipëria, ata  që do t’i japin jetë festës në Kosovë.  
Vrasja e policit Enver Zymberi
Hetime në pista të ndryshme, shumë persona të përfshirë, por fare pak dritë mbi atë se kush janë shkaktarët e vërtetë për ngjarjet që po e terrorizojnë veriun e Kosovës. Serbia, zgjidhja për barrikadat
Serbia nuk ka vendosur barrikadat në veri të Kosovës. Por, zgjidhja urgjente është e nevojshme pasi ka tensione, jo vetëm në jug, por edhe në veri, tek serbët e KFOR-i dhe ekziston një nxehje gjakrash.
 

Lajmet kryesore

Clinton: Shqiptaret duan qeveri transparente
"SHBA-të partnere të Shqipërisë"
Nis udhëtimi i flamurit gjigand
Alarmi i Çipës: SOS Saranda
Votohet në parim buxheti 2012

Festa e Flamurit, Prishtina vishet kuqezi

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›