Meksikë, rihapen sot institucionet publike
Meksiko - Kinematë, teatrot dhe baret, do të rihapin sërish sot dyert në Meksikë. Ato qëndrojnë të mbyllura që prej një jave, si pasojë e frikës nga infektimi i virusit të gripit të derrave, H1N1. Ky vendim vjen pas uljes së nivelit të alarmit në kryeqytetin meksikan.
Restorantet dhe kafenetë kanë rifilluar tashmë aktivitetin e tyre, ndërsa mësimi fillon sot nëpër të gjitha gjimnazet dhe universitetet e vendit. Të hënën mësimi do të rifillojë edhe në shkollat 8-vjeçare.
Virusi i gripit të derrave ka shkaktuar vdekjen e 42 personave, dhe mijëra të tjerë konsiderohen të sëmurë në Meksikë. Autoritetet vendase vlerësojnë, gjithsesi, se epidemia është në regres.