E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Mbështetje industrisë

Tiranë -Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim z. Ilir Meta ka zhvilluar një vizitë në një nga industritë e prodhimit të veshjeve me material porositësi, apo sikurse njihen ndryshe “industria e fasonëve”. Pas bashkëbisedimit me punonjësit, dhe njohjes nga afër me problemet që përballen sot të tilla ndërmarrje, që punësojnë rreth 100 mijë shqiptarë, Meta u shpreh se, LSI-ja është e vetmja parti që ka një program të qartë qeverisës për punësimin në vend.

Kreu i LSI deklaroi edhe masat më të rëndësishme që LSI-ja ka parashikuar për të ndihmuar këto biznese, që kanë të bëjnë me heqjen e tatim fitimit deri më 2010, dhe masa e dytë ka të bëjë me subvencionimin e sigurimeve shoqërore me 50 % deri në fund të vitit 2011.

“Ne shprehim angazhimin tonë për t’i mbështetur me politika konkrete, lehtësuese, dhe favorizuese të gjitha këto biznese në vendin tonë, së pari duke i përjashtuar nga tatim fitimi deri në fund të vitit 2010, dhe së dyti duke subvencionuar sigurimet shoqërore me 50 % deri në fund të vitit 2011”, u shpreh Meta.

Meta tha se këto dy masa pa asnjë diskutim do të kontribuojnë që këto aktivitete, jo vetëm të mos bllokohen sikurse ka ndodhur deri tani, ku prej disa ditësh rreth 50 ndërmarrje të tilla kanë falimentuar, gjë që ka sjellë si pasojë largimin nga puna të rreth 11 mijë punonjësve shqiptarë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›