E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meksikë, rikthehet shefja e policisë që u godit me 2700 plumba

Makina e goditur me 2700 plumba

Minerva Bautista, shefja e policisë së rajonit Michoacan në Meksikë, është rikthyer në punë, pas një atentati që ju bë më 24 prill të vitit të kaluar.

Ajo u sulmua nga dhjetëra kriminelë, vrasës profesionistë dhe makina e saj u godit me plot 2700 plumba. Për fat, fuoristrada e saj ishte e blinduar dhe mundi që ta shpëtojë atë.

Bautista, një vajzë e re në moshë, është bërë një nga simbolet e Meksikës në luftën ndaj grupeve kriminale që janë duke bërë luftë me shtetin.

Ajo pranoi që të bëhej shef e policisë në Michoacan, zona më e dhunshme më Meksikë, kur të gjithë e refuzuan këtë detyrë, për shkak se pjesa më e madhe e shefave të policisë të Michoacan janë vrarë nga mafia meksikane.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›