Gjobë 500 mijë sterlina pse nuk valëvisin flamurin e Bashkimit Europian
Brukseli ka vendosur gjoba deri në 500 mijë sterlina për disa muze, universitete, grupe biznesi e këshilla në Britani për shkak se nuk kanë vendosur flamurin e Bashkimit Europian dhe logot e tij.
Secili prej tyre ka thyer rregullat që kërkojnë vendosjen e simboleve të Bashkimit Europian si këmbim të parave të dhëna si grante.
Ministri për Komunitetet në Britanik, Eric Pickles, thotë se kjo është e pandershme. Ai ka kërkuar që gjobat të hiqen. Britanikët janë të zemëruar pasi thonë se kanë kontribuuar për BE-në me 6.4 miliard sterlina më shumë sesa u ka kthyer Brukseli.