E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meksikë, studimi: Çdo ditë mund të dëgjohen mbi 1 mld sharje

Një hulumtim i bërë publik së fundmi, dëshmon se në Meksikë çdo ditë mund të dëgjohen mbi një miliardë sharje. Një hulumtimin të tillë për të studiuar sa herë në ditë thuhen mesatarisht sharje në Meksikë, është realizuar nga agjencia e anketimeve "Consulta Mitofsky", dhe në të kanë marrë pjesë 1000 persona. Sipas këtij sondazhi është vërtetuar se një meksikan i rritur, mesatarisht shan 20 herë në ditë, që do të thotë se në Meksikë çdo ditë mund të dëgjohen afro 1.3 miliardë sharje. Hulumtimi po ashtu ka vërtetuar se më shumë ofeza dhe sharje ka në në veri sesa në jug të vendit, pasi persona të shtresave të larta të popullsisë u vjen më shpesh të shajnë, sesa anëtarëve të shtresave të varfëra të popullsisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›